Stuhi në Prishtinë, bien lisa dhe shtylla rrugëve

Stuhi në Prishtinë, bien lisa dhe shtylla rrugëve

Një stuhi ere në kryeqytet ka rrëzuar lisa e shtylla përreth rrugëve me njerëz.

Disa lisa të rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës dyshohet se ranë mbi dy persona që mbetën nën ta.

Nuk ka ndonjë konfirmim për gjendjen e personave të cilëve lisat iu ranë përmbi. Fatmir Bilalli nga Ekipi i Emergjencës në Prishtinë i tha Gazetës Express vetëm se “po punojmë në atë drejtim”.

Përveç ekipit të mjekëve, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia dhe zjarrfikësit.

LEXO EDHE:

Back to top button