Stuhitë e fuqishme në Kosovë, disa pjesë të qyteteve mbesin pa rrymë

Stuhitë e fuqishme në Kosovë, disa pjesë të qyteteve mbesin pa rrymë

Stuhitë e fuqishme që goditë pasditen e së martës Kosovën kanë shkaktuar dëme në rrjetin e KEDS-it. Për çka disa zona kanë mbetur pa rrymë. Nëpërmjet një njoftimi KEDS ka treguar se zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajt dhe Mitrovicës.

Tashmë ekipet e KEDS janë shpërndarë nëpër zona për t’i evidentuar problemet që janë shkaktuar.

“Për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin tonë. Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës.  Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit. Duke u bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

LEXO EDHE:

Back to top button