“S’u morëm vesh kështu”: Trump e paralajmëron Iranin për Ngushticën e Hormuzit në prag të bisedimeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, pak kohë para se zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë të mblidhen në Islamabad për bisedime të rëndësishme paqeje të premten.

“Irani po bën punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, lidhur me kalimin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!” shkroi Trump në Truth Social të enjten vonë.

“Thuhet se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Më mirë të mos jetë e vërtetë kjo dhe, nëse është, duhet ta ndalojnë menjëherë!” shkroi Trump në një postim tjetër.

Mosmarrëveshjet mbi planet e Teheranit për këtë rrugë jetike ujore, së bashku me sulmet e mëdha që Izraeli po i kryen në Liban, vazhdojnë t’i zbehin shpresat se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi para më shumë se një muaji.

Ndër kërkesat kryesore të Trumpit si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim dyjavor është transporti i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar qëkurse nisi lufta. Teherani është zotuar për ta rihapur këtë rrugë detare, megjithatë vetëm në bashkërendim ushtrinë iraniane dhe me pagesë.

Anijet nuk janë detyruar kurrë të paguajnë për të kaluar nëpër këtë ngushticë, pasi ajo vlerësohet si rrugë ujore ndërkombëtare dhe jo nën autoritetin e ndonjë shteti./REL.

LEXO EDHE:

Back to top button