Sulmi ajror në Bejrut, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Sulmi ajror në Bejrut, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah pasi sulmoi selinë qendrore të grupit në Bejrut një ditë më parë.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për Nasrallah, i cili ka udhëhequr grupin për 32 vjet.

Ushtria izraelite “eliminoi … Hassan Nasrallah, liderin e organizatës terroriste Hezbollah”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një deklaratë në X.

Izraeli nisi një valë të re sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit dhe zona të tjera të Libanit të shtunën, një ditë pas kryerjes së sulmit masiv në periferitë jugore të Bejrutit të njohura si Dahiyeh.

LEXO EDHE:

Back to top button