Sulmi ndaj turistëve izraelitë në Burgas, dy persona dënohen me burgim të përjetshëm

Gjykata speciale në Bullgari, ka dënuar dy burra me burg të përjetshëm për të cilët u dëshmua në hetimin gjyqësorë se ata ishin bashkëpunëtorë në sulmin terrorist ndaj turistëve izraelitë në Burgas para tetë viteve, transmetoi DPA.

Vendimet, të cilat mund të kundërshtohen, iu dhanë shtetasit austriak Meliad Farah (39) dhe shtetasit kanadez Hasan El Haxh Hasan, informoi agjencia gjermane.

Dy burrat me prejardhje libaneze dyshohet se kanë pasur lidhje me Hezbollahun.

Të dy u dënuan në mungesë për ndihmën e sulmuesit vetëvrasës 23-vjeçar i cili vrau 18 turistë izraelitë dhe shoferin e autobusit në aeroportin e Burgas, më 18 korrik të vitit 2012.

Sulmuesi, gjithashtu besohet të jetë i lidhur me Hezbollahun, mbante eksploziv në çantë. Ai u hodh në autobus ndërsa po priste që grupi izraelit të hipte dhe më pas aktivizoi pajisjen shpërthyese, shpjegoi DPA.

LEXO EDHE:

Back to top button