Sulmuesi japonez, më i mirë se Halandi dhe Levandovski

Mesfushori i Aintraht Frankfurt, Daiçi Kamada, arrin në “Katar 2022” në momentin më të mirë të karrierës së tij. Ish-lojtari i Sagan Tosu, ‘golashënuesi më i mirë’ i skuadrës së tij, ka grumbulluar 12 gola dhe 3 asiste në 20 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. Vetëm Füllkrug (9), Nkunku (9) dhe Thuram (8) kanë më shumë se 7 gola në Bundesligë.

Kamada ka qenë gjithashtu çelësi që Aintrahti të arrijë në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tij. Ai ka shënuar në tri ndeshje radhazi: kundër Totenhamit (3-2), Marsejës (2-1) dhe Sportingut (1-2).

Ajo që është befasuese, mbi të gjitha, konsiderohet efektiviteti i tij. Kamada (38.7%) ka raportin më të mirë të shënimit në ligat kryesore europiane, madje edhe përpara “vrasësve” si Haaland (33.9%) ose Levandovski (25.6%).

Kamada ishte tashmë golashënuesi më i mirë (5) për Aintract Frankfurtin, që sezonin e kaluar fitoi Ligën Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button