Vaji i kanellës – vështirë se dikush e njeh, por është shumë shërues

Pema e kanellës është një bimë me origjinë nga Azia dhe më së shumti gjendet në Indi, Sri Lanka, Brazil dhe Madagaskar. Është përdorur si erëz dhe ilaç që nga koha e Egjiptit të lashtë. Në Evropë, kërkesa më e madhe për kanellë u ngrit në Mesjetë kur ajo u bë një produkt bazë për tregtinë midis Lindjes së Mesme dhe Kontinentit të Vjetër.

Sot mund të thuhet se është një kombinim ideal i një erëze brilante dhe një ilaçi natyral. Në rajonin tonë dihet pak për përdorimin e vajit të kanellës. Ekzistojnë dy lloje malso të pemës së kanellës. I pari është një vaj esencial me forcë të lartë i bërë nga gjethet dhe lëvorja e bimës përmes një procesi shumë kompleks. Tjetri është një vaj kanelle të nxjerrë që mund ta bëni vetë.

Për llojin e dytë të vajit ju duhen disa shkopinj kanellë dhe vaj ulliri të pastër (të rafinuar).

Vendosni të gjitha shkopinjtë e kanellës në një kavanoz. Mbulojini shkopinjtë me vaj ulliri të pastër në mënyrë që të zhyten plotësisht. Mbylleni kavanozin fort dhe lëreni në temperaturën e dhomës për 3 javë. Shkundni mirë kavanozin çdo ditë. Pas tre javësh, kullojeni vajin me napë në një shishe qelqi më të errët. Vaji juaj i kanellës do të jetë gati për t’u përdorur. Numri i shkopinjve të kanellës përcaktohet në mënyrë arbitrare. Sa më shumë shkopinj kanelle, aq më mirë.

Nëse nuk gjeni shkopinj kanelle, mund të përdorni edhe pluhur kanelle në raport 1:5 me vajin (100 gram pluhur me gjysmë litër vaj).

Vaji ka veti antiseptike, antibiotike dhe afrodiziake. Përdorimi i vajit të kanellës është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar gjakun nga të gjitha papastërtitë. Vaji i kanellës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon formimin e mpiksjes. Përveç kësaj, përdorimi i rregullt i vajit të kanellës përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak tek diabetikët dhe e normalizon shpejt atë.

Shkencëtarët amerikanë pohojnë se ky vaj është një tonik i shkëlqyer për trurin që parandalon tensionin, nervozizmin dhe humbjen e kujtesës dhe forcon ndjeshëm aktivitetin e trurit. Vaji i kanellës parandalon dhe shkatërron bakteret, pakëson dhe shkatërron kërpudhat, si dhe përdoret edhe si ilaç kundër infeksioneve mykotike.

LEXO EDHE:

Back to top button