Sulmuesi kosovar, nga Fenerbahçe kthehet në Gjermani

Sulmuesi nga Kosova. Mërgim Berisha, nuk pritet të mbetet në Stamboll për sezonin e ri, pasi konkurrenca në repartin ofensivë është jashtëzakonisht e madhe. Mainz 05 është në bisedime me Fenerbahçen, por ende pa mundur të gjejnë një marrëveshje përfundimtare. Por së fundmi në garë për kosovarin është futur edhe skuadra tjetër gjermane, VFB Stuttgart. Skuadra gjermane ka bërë kërkesë zyrtare për huazimin e Berishës për një edicion me mundësi blerje.

Tani dy klubet kanë hapur negociatat dhe Mainz po shihet më konkrete në garën për t’i fituar shërbimet e sulmuesit shtatlartë. Vet Berisha është shprehur i gatshëm të largohet nga Fenerbahçe, pasi në vitin e tij të parë nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin shumë të larta.

Sulmuesi 24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare, ku realizoi shtatë gola dhe dhuroi tre asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button