Sunak: Mbretëria e Bashkuar e gatshme të mbështesë të gjithë aleatët, nëse i ofrojnë Kievit aeroplanë luftarakë

Sunak: Mbretëria e Bashkuar e gatshme të mbështesë të gjithë aleatët, nëse i ofrojnë Kievit aeroplanë luftarakë

Kryeministri britanik Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është “e gatshme të mbështesë të gjithë aleatët nëse ata mund të ofrojnë tani aeroplanë luftarakë për Ukrainën”.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai tha se Mbretëria e Bashkuar tashmë “po udhëheq” në trajnimin e pilotëve të aeroplanë luftarakë ukrainas dhe përsëriti thirrjen e tij për aleatët që të “dyfishojnë” mbështetjen, transmeton Telegrafi.

Më herët, Sunak tha se ishte “krejtësisht e arsyeshme” që NATO-ja t’ia siguronte Ukrainës armët me rreze më të gjatë, në mënyrë që vendi “të kishte një kundërofensivë që e zhvendos Rusinë jashtë vendit të saj”.

Kur u pyet nëse Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte armë që mund të synonin Krimenë, e cila u aneksua nga rusët në vitin 2014, ai tha se NATO duhet të ndihmojë Kievin të fitojë një avantazh vendimtar në fushën e betejës me tanke të rënda, mbrojtje ajrore, artileri dhe armë me rreze të gjatë.

“Këto janë të gjitha gjërat që do t’i lejojnë Ukrainës të mbrohet dhe të zmbrapsë agresionin rus”, u shpreh Sunak.

LEXO EDHE:

Back to top button