“Sytë më të bukur në botë”: Kjo vajzë u bë sensacion në internet për shkak të bukurisë së saj të jashtëzakonshme

Amerikania Megan Richmode përjetoi një popullaritet të papritur në rrjetet sociale dhe e gjitha kjo falë ngjyrës së pazakontë të syve të saj

Kjo vajzë nga Majami u bë sensacion në TikTok dhe Instagram pasi fotoja e saj u shpërnda nga ndikuesi dhe sipërmarrësi Rohaim Faruqi .

Ai fare rastësisht e ka takuar në rrugë disa javë më parë, kur sytë e saj i kanë bërë aq shumë përshtypje, saqë i është dashur ta filmojë dhe më pas ka postuar videon në profilin e tij në Instagram.

“Një në miliard”, ka shkruar ai.

Në video ajo i tregon sytë e saj blu të ndezur dhe dëshmon se nuk janë lente kontakti. Ajo i tregon edhe një foto të saj nga fëmijëria e cila dëshmon se me të vërtetë ka lindur me sy të tillë.

Vajza punon në fushën e inxhinierisë biomjekësore, por falë ngjyrës së saj ekzotike të syve, ajo u bë e njohur në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, ajo tregoi se sytë blu i ka trashëguar nga prindërit, si babai dhe nëna me sy blu, ndonëse një nuancë pak më ndryshe nga ajo e saj.

Babai i saj është me origjinë britanike dhe irlandeze, dhe nëna e saj ka gjene gjermane dhe suedeze.

Megan Richmond pretendon se ka sy “gojo”, duke aluduar për personazhin e librit komik japonez Satoru Gojo i cili ka një ngjyrë të ngjashme të syve.

 

@megadck #draft #girlwithblueeyes #huskylife #wolfeyes ♬ original sound – audios

LEXO EDHE:

Back to top button