Tajlandë, resort luksoz me kabina treni

Trenat kanë qenë prej kohësh një formë transporti shumë e preferuar për udhëtarët, duke i lejuar ata të shijojnë panorama e peizazhe të shumta. Tajlanda është një nga ato vende me traditë sa i takon shfrytëzimit të linjave hekurudhore. Rreth viteve 1900, banorët e Bangkokut kapeshin nëpër vagonë për t’u arratisur nga qyteti drejt plazhit dhe zonave periferike.

Tashmë, më shumë se 100 vjet më vonë, një resort i ri i projektuar, i kthen vizitorët në magjinë e asaj epoke. “Khao Yai”, përbëhet nga më shumë se 65 suita e vila, si dhe përfshin një seri vagonësh treni të rinovuar e të shndërruar në akomodime luksoze. Rreth dy orë e gjysmë larg nga Bangkoku, resorti u frymëzua nga historia tajlandeze e hekurudhës. Për këtë arsye, vizitorët pushtohen nga atmosfera e së kaluarës sapo hyjnë në hotel, i cili në vetvete i ngjan një terminali klasik trenash. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button