Tragjedi në Egje, humbin jetën 5 emigrantë

Një tragjedi e re detare me emigrantë është regjistruar përsëri në Greqi, kësaj here pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor. Pesë emigrantë, midis tyre katër fëmijë kanë humbur jetën pasi barka me të cilën vinin nga brigjet turke është copëtuar në shkëmbinj dhe është shkatërruar.

Në një operacion të Rojës bregdetare greke janë shpëtuar të paktën 41 persona që janë nxjerrë nga deti, ndërsa është gjetur edhe trupi  pa jetë i një gruaje. Ministri i Marinës detare dhe Politikës Ishullore ka akuzuar përsëri trafikantët e qenieve njerëzore që veprojnë në Turqi. Vetëm gjatë viti të kaluar të paktën 326 emigrantë kanë humbur jetën në detin Egje në përpjekje për të mbërritur nga brigjet turke drejt atyre greke, me synim Evropën Qendrore.

Së bashku me Spanjën dhe Italinë, Greqia është një nga pikat kyçe të hyrjes në Bashkimin Evropian për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button