Në Bruksel zhvillohet takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Takimi është i shtati në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e dinarit serb, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi. Një ditë më herët, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u shpreh se pret që palët të jenë të gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje praktike. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret që palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme praktike, e cila do t’i ndihmonte qytetarët e prekur nga vendimi i BQK-së. /Alsat.mk
361 1 minute read








