Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku dhe Musa Xhaferi do të jenë anëtarë të Këshillit të BDI-së – Kongresi i së shtunës pati edhe pakënaqësi

Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku dhe Musa Xhaferi do të jenë anëtarë të Këshillit të BDI-së - Kongresi i së shtunës pati edhe pakënaqësi

Gazetar: Suad Bajrami

Talat Xhaferi, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe Sadulla Duraku nuk u zgjodhën anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në Kongresin e së shtunës, megjithatë sipas statutit të partisë ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e organit më të lartë partiak, derisa ta ushtrojnë detyrën e deputetit. Sipas Statutit, ata do të ketë edhe të drejtë vote, megjithatë nuk do të kenë të drejtë të zgjidhen në funksione partiake. Sipas funksionit pjesë e Këshillit të Përgjithshëm do të jenë edhe kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri. Gjithashtu, pjesë e Këshillit duhet të jenë edhe kryetarët e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, por edhe krerët e degëve.

Pos tyre, në Këshillin e Përgjithshëm do të ketë edhe 110 anëtarë të zgjedhur, të cilët për dallim prej anëtarëve sipas funksionit, kanë mundësi të ushtrojnë poste në organet partiake. 28 anëtarë janë figura që vijnë nga pozicionet e larta partiake të përbërjes së kaluar, 10 figura janë eksponentë që kanë shërbyer nëpër pozita të larta gjatë përbërjeve të kaluara, ndërsa 72 anëtarë nuk kanë qenë figura mjaftë të ekspozuara në opinion.

KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
Anëtarë që nuk kanë pasur funksione të larta partiake në përbërjen e kaluarAnëtarët që kanë pasur funksione të larta në përbërjen e kaluarAnëtarët që kanë pasur më herët funksione të larta partiake
1.Admir MiftariArbana PasholliAbdulselam Selami
2.Ajshe OsmaniArbër AdemiBekim Maksuti
3.Albert TairiArdita DaniBerat Ajdari
4.Allma Selimi-AbduliArta Bilalli-ZendeliLiridon Disha
5.Amir DurakuBajram RexhepiPishtar Lutfiu
6.Arben QerimiBujar OsmaniRidvan Dervishi
7.Arbëresha VlashiDijana ToskaRidvan Ibrahimi
8.Ardian MusliuEjup AbaziSadush Arifi
9.Ardian StafaiEjup AlimiShirete Elezi
10.Argjent AsaniEldin AdemiShkodrane Dardhishta
11.Artan BushiElmir Emini
12.Aziz DautiEmir Sulejmani
13.Bardhyl NasufiErkan Arifi
14.Bejza AbdijiFaton Ahmeti
15.Bekim AdiliFaton Pollozhani
16.Bekim IsmailiHamdi Sherifi
17.Besarta AlijaIlimi Selami
18.Besiana MehmediIlir Hasani
19.Besnik EjupiImran Zhupani
20.Besnik RametiJeton Shaqiri
21.Blerim IdriziKreshnik Bekteshi
22.Denis MiftariMirsad Ibrahimi
23.Enes LimaniMuharem Asani
24.Faruk AliliNafi Durmishi
25.Fatjona DemaNebi Rexhepi
26.Fatlume Rexha-LusjaniRina Ajdari
27.Faton AlitiSead Asani
28.Fitor JakupiXhemil Qamili
29.Fuat Spahiu
30.Gazmend Mehmedi
31.Gent Lika
32.Ilir Musai
33.Ilir Saiti
34.Isamedin Azizi
35.Jetmir Ziberi
36.Jeton Buçi
37.Jeton Neziri
38.Jeton Useini
39.Kanita Ramadani
40.Kujtim Xhelili
41.Laura Bina Shate
42.Liridona Beqiri
43.Lulzim Zeqiri
44.Lulzime Ballazhi
45.Luzhjana Neziraj-Deari
46.Mafis Rushiti
47.Mevmed Halili
48.Miranda Fejzullai-Murseli
49.Mirjeta Sinani
50.Mjaftime Neziri
51.Muhamet Muharemi
52.Nermine Bajrami
53.Nexhbudin Nuredini
54.Nexhbudin Ramadani
55.Nezrane Rustemi
56.Nora Muaremi
57.Riana Aliu
58.Rijad Fetahu
59.Saliamet Emini
60.Sedat Ibrahimi
61.Sejdi Nebiu
62.Shpend Ahmeti
63.Shqipdona Mazari
64.Shqipe Saqipi
65.Syarta Ahmeti
66.Valdrin Asani
67.Xheladin Ajvaz
68.Xhemail Jusufi
69.Ylldrita Seferi-Saliji
70.Ylli Paçuku
71.Zebibe Deari
72.Zeqir Limani

Ndërkohë Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm si organ ekzekutiv që veç tjerash përpilon listën e kandidatëve për deputetë, por edhe cakton bartës të funksioneve tjera shtetërore, si dhe personin i cili do të udhëheq me punët financiare të partisë, do të përbëhet prej 25 anëtarëve.

13 prej tyre janë figura që nuk kanë ushtruar funksione të larta partiake në të kaluarën. 10 anëtarë janë figura që kanë qenë në mandatin e kaluar në funksione të larta partiake, ndërsa 2 janë të përbërjeve të kaluara dhe eksponentë të partisë.

Tabela 2

KRYESIA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM
Anëtarë që nuk kanë pasur funksione të larta partiake në përbërjen e kaluarAnëtarët që kanë pasur funksione të larta në përbërjen e kaluarAnëtarët që kanë pasur më herët funksione të larta partiake
1.Admir MiftariArdita DaniRidvan Ibrahimi
2.Ajshe OsmaniBajram RexhepiShkodrane Dardhishta
3.Albert TairiEjup Abazi
4.Artan BushiIlir Hasan
5.Besnik RametiImran Zhupani
6.Faton AlitiJeton Shaqiri
7.Gent LikaMirsad Ibrahimi
8.Isamedin AziziNafi Durmishi
9.Jetmir ZiberiRina Ajdari
10.Liridona BeqiriXhemil Qamili
11.Lulzime Ballazhi
12.Muharem Xhezairi
13.Ylldrita Seferi-Salihi

Lidhur me emrat që u zgjodhën në Kongres, pati reagime edhe brenda BDI-së, të cilët shprehën pakënaqësi.

Kryetari i Degës së Shuto Orizares, Ilaz Leskovica në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat sqaroi se mospajtimet janë kryesisht nga strukturat e BDI-së në Shkup të cilat vlerësojnë se nuk janë përfaqësuar mjaftueshëm. Sipas tij, një pjesë e emrave që në opinion u theksuan si figura të reja, në fakt janë familjarë apo të afërm të funksionarëve paraprak. Leskovica, tha se do të insistojnë brenda partisë që Shkupi të marrë pjesën e merituar, ndërsa theksoi që kjo pakënaqësi tani për tani nuk ka plan të formalizohet në ndonjë organizim siç ishte “Grupi i Zjarrit”.

Valmir Aziri, i cili gjithashtu shprehu pakënaqësi lidhur me punimet e Kongresit për Alsat sqaron se kritika e tij ka të bëjë me mungesën e llogaridhënies për zgjedhjet e kaluara lokale ku BDI humbi udhëheqjen e shumicës së komunave. “Sa i përket termave apo etiketimeve të tipit “Grupi i Zjarrit 2”, mendoj se ato janë emërtime jo serioze dhe nuk i shërbejnë debatit politik”.

Për kritikat e ashpra, Alsat kontaktoi edhe ish zëvendësministren e Arsimit, Lindita Qazimi, megjithatë, ajo theksoi që nuk ka çfarë të shtuar më shumë.

Kritika pati edhe Abduselam Selami, megjithatë Ali Ahmeti sot në brifing me gazetarët ka theksuar që Selami i ka kërkuar falje dhe vazhdon në BDI.

Alsat tentoi të kontaktojë edhe Festim Halilin, i cili kishte kritika për mungesë meritokracie, megjithatë ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona telefonike./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button