Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë kërkon marrëveshje kolektive të unifikuar dhe rritje pagash, theksohet mungesa e personelit mjekësor
Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë kërkon marrëveshje kolektive të unifikuar dhe rritje pagash, theksohet mungesa e personelit mjekësor
Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Në një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor kërkuan marrëveshje kolektive të unifikuar, e cila do të sigurojë që mjekët nga Shkupi dhe qytetet e tjera të kenë pagën e njëjtë fillestare neto si dhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sektorit të kujdesit shëndetësor.
“Kërkesa jonë si sindikatë është që kemi marrëveshje kolektive të unifikuar, me anë të së cilës një gjinekolog nga Strumica do të marrë të njëjtën pagë fillestare neto si një gjinekolog nga qytete të tjera dhe nga Shkupi, sepse paga neto e një gjinekologu është e ndryshme në Strumicë dhe Shkup”, tha Bobi Bojçevski, Kryetar i sindikatës së pavarur të punjonjësve shëndetësor.
Gjatë takimit me ministrin u theksua edhe mungesa e personelit mjekësor. Veçanërisht, Shtëpia e Shëndetit në Likovë përballet me mungesë të theksuar të mjekëve, duke vështirësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët.
“Në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë situata është më e vështirë pasi përveç këtyre problemeve ne kemi mungesë të kuadrit dhe me këtë problem përballemi që nga viti 2023…për momentin tek ne punojnë tre mjek në Ndihmën e Shpejtë dhe kujdestarojnë specializantët”, u shpreh Qendresa Myftari, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit Likovë.
Pas takimit, përfaqësuesit e sindikatës deklaruan se nuk kanë marrë premtime konkrete. / Alsat.mk








