Talibanët shpërbëjnë Komisionin Zgjedhor të Afganistanit

Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgjedhjeve në vend.

Bilal Karimi, zëvendës-zëdhënës i Qeverisë talibane në Afganistan tha se Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa në bazë të vendimit të Qeverisë talibane u shpërbënë.

Sipas Karimit, këto dy komisione janë aktualisht të panevojshme në vend dhe shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do t’i ngarkohen sërish me punë në të ardhmen.

Të dyja komisionet kishin mandat të administrojnë dhe mbikëqyrin të gjitha format e zgjedhjeve në vend, përfshirë ato presidenciale, parlamentare dhe provinciale.

Përpos komisioneve Qeveria e talibanëve mbylli edhe dy ministri.

LEXO EDHE:

Back to top button