Zjarr në Pallatin e Rinisë në Kosovë një i lënduar, policia jep detaje
Policia e Kosovës njofton se sot në orën 09:20 ka pranuar një informacion për një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se aty u dogjën disa kabllo elektrike.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, policia konfirmon për Express lëndimin e një personi.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”.








