Taravari finalizon listat për deputet

Taravari finalizon listat për deputet

Aleanca për Shqiptarët në kuvendin qendror finalizoi listat e kandidatëve për deputetë. Kreu i partisë Arben Taravari tha se pret që ASH-ja të fitojë 5 ose 6 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN, të paktën 15 deputetë në zgjedhjet e 8 majit. Në zonën numër 6, ASH-ja do të garojë me Mimoza Musën e cila do të radhitet e 3 në listë, me Halil Snopçen i cili do të radhitet i katërti dhe me Sadik Sulejmanin, i 7 në listë.

“Në zonën zgjedhore numër 5, bartës liste do të jetë Salim Sulejmani prej Strugë dhe në zonën zgjedhore numër 2, i dyti në listë do të jetë Rijad Shaqiri prej degës së Likovës dhe në zonën zgjedhore numër 1, kemi pozicionin 3 së bashku me Lëvizjen Demokratike do të cakojmë një kandidat së bashku, dhe pozicioni numër 4 është i ASH-së. D.m.th 5 vende të sigurta ose 6 të sigurta në 15 që i fiton koalicioni VLEN”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së .

LEXO EDHE:

Back to top button