Taravari konfirmon: Ka shpërdorime nga ish-drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Taravari konfirmon: Ka shpërdorime nga ish-drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Gazetare: Linda Ebibi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pohon se ka pasur keqpërdorime nëpër institucionet shëndetësore publike. Pa dhënë detaje më të hollësishme se kush është i përfshirë në këto keqpërdorime, Taravari tha se revizioni është në proces dhe pas përfundimit të tij, gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë.

“Unë nuk do të kisha dashur të spekulojë derisa t’i mbarojmë revizionet deri në fund. Është e vërtet se ka pasur keqpërdorime në disa institucione shëndetësore. Por, ju lutem për hir të korrektësisë unë do të kisha prit që të përfundojë komplet revizioni dhe mandej të dalim me materiale të cilat do të jenë konkrete dhe të cilat do të dërgohen, në qoftë se ka argumente dhe fakte edhe në prokurori”, deklaroi Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Sa i përket debatit dhe reagimeve mbi punësimet në baza etnike, Taravari përsëriti se tani e tutje punësimet do të bëhen duke u thirrur në meritokraci.

“Në qoftë se jemi shumë më të lumtur që sa më shumë shqiptarë të punësohen, edhe unë jam krenar për atë dhe do të mundohem më shumë shqiptarë të kyçen, por meritokracia është shumë me rëndësi sidomos në institucionet profesionale, sidomos në shëndetësi. As që diskutohet që tendencat tona do të jenë që sa më shumë shqiptarë të jenë në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe të thirremi edhe në punën e meritokracisë, njeri i cili i plotëson kushtet”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe, ditëve të fundit, partia në pushtet VMRO-DPMNE, ka akuzuar se nëpër institucionet shëndetësore në vend, drejtorët e ish pushtetit LSDM dhe BDI kanë bërë furnizime me barna të cilat nuk kanë qenë në listën që e përcakton Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Kishte akuza edhe për një ish menaxher i cili ka harxhuar 500 mijë denarë për udhëtime, ndërsa një drejtor ekonomik ka ngritur veten në post në mënyrë të paligjshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button