“Target – Fortesa”, ish kryeshefi i Gjorçes kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

Një ish-epror i stacionit policor Karposh sot dëshmoi për rastin “Target- Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimet e paligjshme për dekada. Bojan Veliçkovski ka dyshuar se është përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar nga PSP-ja të kontrollojë nëse telefoni i tij celular është përgjuar, për çka ka marrë përgjigje pozitive. Ai kërkoi 20 mijë euro dëmshpërblim. Nuk e di pse ka qenë target, por dyshon se arsyeja për këtë është se ka qenë epror i stacionit policor në një komunë që atëherë drejtohej nga partia opozitare, respektivisht LSDM-ja. Gjykimi për përgjime të paligjshme vazhdon më 9 dhjetor dhe deri më tani ka 105 raporte të personave që janë përgjuar dhe që kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

LEXO EDHE:

Back to top button