Tatimet, Mickoski: Hetime me përmasa epike

Tatimet, Mickoski: Hetime me përmasa epike

Hetimi për rastin e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, i cili përfshin kontrolle nga prokuroria dhe DAP në Shkup, Strumicë dhe Gostivar, do të jetë shumë i madh, është shprehur kryeministri Hristian Mickoski. Megjithatë, ai nuk tregoi nëse do të përfshihen ish-zyrtarë në të, por tha se është një nga hetimet e shumta që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme.

“Nuk do të doja të zbuloja informacione tani rreth hetimit, hetimi vazhdon. Mund të them se do të jetë epik, me krim epik, por ajo që mund të them është se ky është një nga seritë që do të vijojnë në periudhën e ardhshme në shtator, tetor e kështu me radhë”, u shpreh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button