Tatimi solidar, Mickoski: Qeveria do të gjej kompanitë të cilave shteti u detyrohet kthim të parave

Tatimi solidar, Mickoski: Qeveria do të gjej kompanitë të cilave shteti u detyrohet kthim të parave

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është final dhe duhet të respektohet, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur për mënyrën se si do t’i kthejnë 49,2 milion euro ndaj 156 kompanive të cilat paguan tatimin solidar ndaj shtetit në vitin 2023. Tani në vend se të investojmë diku tjetër, duhet që me 50 milion euro të përmirësojmë gabimet e dikujt tjetër, tha kryeministri.

“Tani kush do ta kthejë këtë? Ja t’i pyes sepse atëherë ishim opozitë. Në mbledhjet me përfaqësuesit e atyre institucioneve ndërkombëtare financiare, personalisht i shikoja në sy dhe u thosha se dikush një ditë do të duhet ta kthejë. Ja erdhi dita kur ju tani duhet ta ktheni. Ata do të mbledhin valixhet do të shkojnë prej ku erdhën dhe ju duhet ta ktheni. Le të dalin tani dhe le të tregojnë, kush do t’i kthejë tani këto 50 milionë? Nga SORAVIA do t’i kthejmë? Nga Rolls Royce do t’i kthejmë? Nga instant kompanitë për qymyr do t’i kthejmë?”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski megjithatë tha se do t’i gjejnë kompanitë dhe do të gjendet zgjidhje. Paralajmëroi përgjegjësi penale për pushtetin e kaluar.

“Do t’ i gjejmë kompanitë, do të kontaktojmë veçmas me të gjitha një nga një dhe do të gjejmë zgjidhje. Sikurse gjejmë zgjidhje për gjithçka, do të gjejmë edhe për këtë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e ligjit për tatim solidar. Kjo do të thotë se shteti duhet t’u kthejë 49.2 milion euro 156 kompanive. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, tha se kompanitë tani në afat prej pesë viteve, nëse konsiderojnë se me këtë ligj u janë shkelur të drejtat, kanë të drejt të kërkojnë kthimin e parave. Tatimi solidar e paguan kompanitë të cilat në vitin 2022 kishin realizuar të ardhura më të larta se 615 milion denarë apo 10 milion euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button