Të dhëna shqetësuese për kancerin e gjirit, ulet mosha e të prekurve

Të dhëna shqetësuese për kancerin e gjirit, ulet mosha e të prekurve

Gazetare: Melihate Rustemi

Shkurtimi I procedurave për kontrollet mjeksoret që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit mund të ndikojnë dukshëm në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje. Mjekët specialist onkolog dhe kirurg kërkojnë që edhe mjekët amë të kënë të drejtë të japin udhëzime për eho të gjirit dhe mamografi.

“Nga këtu bëj një apel tek institucionet përkatëse t’ju mundësojnë mjekëve amë të krijojnë udhëzime për eho të gjirit dhe për mamografi. Të filloj tek ato dhe jo udhëzimet ti drejtojnë në kirurgji apo instancat e mjeksisë sekondare dhe terciare që nuk është e lejuar por për fat të keq ende vazhdon. Tani ka një sërë aparatesh, eho aparatesh një sërë mamograf, kemi një sërë radiolog të cilët mund ti lexojnë në çdo kohë dhe kjo periudhë kohore mos të humbet”, deklaroi Nexhati Jakupi, kirurg.

Onkologu Ili Ismaili tha se për çdo vit po bie mosha e femrave të prekuara nga kjo sëmudje.

“Kemi pacient me karcinom të gjëndrës së gjirit në mosha më të hershme, le të themi mbi moshën 20 vjeçare e cila është më problematike si për trajtim, si për jetëgjatësi e kështu me radhë. Faktorët e brendshëm janë faktirët gjenetik, faktorët gra të cilat kanë lindur në moshën më të avancuar, menopauzën të cilën e kanë në fazë më të vonshme, gra të cilat kanë pas qumësht por nuk e kanë dhënë qumështin dhe gra të cilat gjenetikisht, e kanë nënën me karcinom pozitiv. Fakorët e jashtëm janë socio ekonomik, mënyra e të ushqyerit, alkooli, duhani, jeta sociale të cilën e jetojmë”, u shpreh Ilir Ismaili, onkolog.

Sipas drejtorit të Onkologjisë, në rritjen e numrit të rasteve me kancer ka ndikuar edhe periudha e pandemisë kur shumë gra ngurronin të bënin kontrollet e duhura.

“Sshumë nga ato paciente për dy vjet nuk kanë ardhur në kontrolle. Kimioterapitë janë dhënë me rregull, gjithashtu edhe intervenimet kirurgjikale janë kryer, rastet malinnje kishin përparsi, por te ne nuk u ndërpre as rrezatimi e as kimioterapia sepse nuk guxon të ndërpritet gjatë kurimit. Sigurisht, zbulimi I hershëm u zvogëlua për shkak se gratë nuk mund të shkonin në eho dhe mamografi prandaj këtë vit presim numërmë të madh të grave që do të shkojnë në mjek dhe do të zbulohen shumë gjëra”, tha Nino Vasev, drejtor I Onkologjisë.

Sipas të dhënave të Onkologjisë, në vitet e fundit mbi 1200 gra në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me kancer të gjirit në nivel vjetor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button