Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev

Të ftuar nga Zelensky, anëtarët e “U2” performojnë në Kiev

Bono dhe The Edge nga grupi “U2” dhanë një koncert për spektatorët në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së sotme (e diel) në një “shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”.

Ata janë xhiruar teksa performonin hitin klasik të Ben E. King, “Stand By Me”, së bashku me një ushtar ukrainas ndërsa turmat brohorisnin.

Frontmeni i “U2” performoi gjithashtu këngë të tjera klasike, si “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With Or Without You” – transmeton KP.

“Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë tuaj, ju po luftoni për të gjithë ne që e duam lirinë,” është shprehur Bono.

LEXO EDHE:

Back to top button