Të hënën do të vendoset nëse Sead Koçanit i falen 6 muaj burg ose jo

Gazetar: Adrian Kerimi

Të hënën do të mblidhet Komisioni për falje në kuadër të presidentit i cili mes tjerash duhet të vendos edhe për kërkesën e Sead Koçanit dërguar përmes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për falje të pjesshme prej 6 muajve.

Komisioni i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga Uranija Pirovska duhet të vendos nëse falet ose jo njeriu i cili dëmtoi buxhetin shtetëror me 17 milion euro.

Jo zyrtarisht 6 nga 11 anëtarë janë kundër kërkesës së Mariçiqit dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e mbledhjes, veprim ky i cili do të pamundësonte edhe punën e trupit për falje. Në mungesë kuorumi, rrezikohen edhe kërkesat tjera për falje.

LEXO EDHE:

Back to top button