Të rinjtë e Ohrit s’kanë interes në edukimin për kamerier, kuzhinier…

Shkolla e Mesme Gastronomike e Ohrit edukon staf profesional të cilët ikin në qytete të tjera, dhe nuk qëndrojnë në Ohër, qytet që vuan nga mungesa e një personeli të tillë. Shumica e nxënësve kthehen në vendet e tyre të banimit pas mbarimit të shkollës. Njëkohësisht, të rinjtë nga Ohri janë shumë pak të interesuar për këtë qendër arsimore, megjithëse jetojnë në qendrën kryesore turistike në vend. Në vitin e parë, janë regjistruar 55 nxënës, 22 prej të cilëve janë nga Ohri.

Nëse bëjmë një analizë, vitet e fundit kemi vërejtur, dhe kemi ardhur në përfundim se numër i madh i nxënësve janë nga qytete të tjera, jo nga Ohri. Ky është një nga problemet më domethënëse afatgjate, me të cilat përballet Ohri dhe rajoni i Ohrit, ku shumë nxënës nuk regjistrohen në shkollë gastronomike, megjithëse kemi nevojë për shumë staf të gastronomisë dhe turizmit”, Marjan Radeski, drejtor i shkollës së mesme të gastronomisë -Ohër.

Për më tepër, ndikon fakti që popullsia në Ohër është ulur pasi shumë familje janë shpërngulur.

 Me mos regjistrimin e nxënësve nga Ohri, hendeku do të jetë edhe më i madh, përkatësisht nevoja për punëtorë të gastronomisë. Kemi nga Manastiri, Prilepi, Negotina, por fatkeqësisht numri i nxënësve nga Ohri është shumë i vogël. Ne kemi mungesë të stafit edhe tani, por ashtu si hapen objekte të reja, ashtu edhe numri i stafit  në gastronomi dhe turizëm do të jetë i vogël”, Blazhe Jordanovski, profesor.

Numri i nxënësve që regjistrohen në disa nga drejtimet profesionale, është ulur përgjysmë krahasuar me dhjetë vjet më parë. Një nga arsyet e kësaj situate janë pagat më të ulëta në sektorin e gastronomisë, kështu që puna për dy ose tre muaj në Kroaci ose Mal të Zi këtij stafi ia sjell të njëjtat të ardhura, si në Ohër për të punuar gjatë gjithë vitit.

 

Miki Trajkovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button