Të shtëna armësh në SHBA, pesë të plagosur në Los Angeles – sulmuesi në arrati

Të shtëna armësh në SHBA, pesë të plagosur në Los Angeles – sulmuesi në arrati

Të paktën pesë persona janë plagosur gjatë të shtënave me armë që kanë ndodhur në një plazh në Los Angeles, jo larg vendit ku po mbahej panairi i armëve.

Të shtënat ndodhën rreth orës 17:44 të shtunës në plazhin Royal Palms Beach, në rajonin e Sano Pedros, transmeton Telegrafi.

Ekipet e ndihmës së shpejtë ka transportuar katër persona me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. E rreth orës 19:00 policia njoftoi edhe për personin e pestë të plagosur që ishte dërguar në spital nga një mik.

Nga policia thonë se gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është stabile, e disa janë në gjendje kritike. I dyshuari besohet të jetë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Plazhi Royal Palms në San Pedro, gjendet në perëndim të ishullit Terminal dhe porti detar Long Beach, që u mbyllën derisa të mblidhen të gjitha provat.

LEXO EDHE:

Back to top button