Të shtëna në ShBA, vriten dhjetë persona në një supermarket

Të shtëna në ShBA, vriten dhjetë persona në një supermarket

Një person i armatosur ka vrarë deri në dhjetë persona në një supermarket “Walmart” në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.

Një burrë që besohej se ishte menaxheri i dyqanit, hapi zjarr ndaj njerëzve dhe më pas ktheu armën kundër vetes.

Ka pak detaje, por një oficer policie foli për jo më shumë se dhjetë persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Policia u tha gazetarëve se sulmi ndodhi në orën 22:12 me orën lokale atje. Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Sulmi i së martës në mbrëmje vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button