Teknologjia 5G ofron përfitime të mëdha, nuk përbën kërcënim për shëndetin e njerëzve

“5G” ose gjenerata e pestë e rrjetit celular nuk është e rrezikshme për askënd. Me të, përfitimet janë të mëdha për sa i përket teknologjisë së përparuar, thonë ekspertët e kësaj fushe. Shpërndarja më e shpejtë e informacioneve, shkarkimi 20 herë më i shpejtë nga interneti, përdorimi i aplikacioneve më të fundit për celularë. Kjo teknologji do të jetë në gjendje të lidhë shumë pajisje në kompani dhe amvisëri, dhe qytetarët do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë ato nga distanca.

Do të mund të kontrollohen makineritë dhe pajisjet në një fabrikë në anën tjetër të botës, të kryhen operacione në të cilat mjeku do të jetë në gjendje të ndërhyjë te një pacient nga një kontinent tjetër me instrumente precize të kontrolluara nga distanca. Ose kontroll i plotë i transportit në distancë, të automatizuar pa shofer -u shpreh Bardhyl Jashari – Drejtor i Fondacionit Metamorfozis.

Aplikimi i e teknologjisë 5G është proces i pashmangshëm jo vetëm në vendin tonë, por kudo në botë. Ekspertët thonë se tashmë janë duke punuar në një rrjet 6G që do ta prezantojë inteligjencën artificiale.

Sipas pritjeve të mia, diku në vitin 2025 duhet të kemi një rrjet të tillë edhe tek ne, sepse 4G ende funksionon mirë dhe kur funksionon diçka mirë është e vështirë të ndryshohet – tha Tomislav Shuminovski – Profesor i Universitar.

Aplikimi i 5G do të shkaktojë nevojën për të montuar një numër të madh të antenave, sepse ky rrjet ose ato valë do të jenë të vështira për t’u kaluar nëpër mure. Mundet të montohen në pothuajse çdo ndërtesë. Deri më tani nuk ka prova që ky rrjet ka ndonjë efekt të dëmshëm.

Të gjitha rezultatet që kemi matur janë brenda kufijve normalë. Respektivisht, është nga 10 deri në 100 nën kufirin e lejuar, dhe kurrë deri më tani nuk kemi dërguar vërejtje ndaj operatorëve – u shpreh Boris Arsov – Agjencia për Operacione Telekomunikuese.

Deri më tani kjo teknologji është prezantuar në Gjermani, Britani të Madhe dhe në një pjesë të vogël të Sllovenisë.

Ile Petrevski

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button