Teleskopi James Webb fotografon unazat dhe hënat e Neptunit

Teleskopi James Webb fotografon unazat dhe hënat e Neptunit

NASA ka publikuar imazhe të reja që tregojnë Neptunin dhe unazat e tij, të kapura nga teleskopi hapësinor, James Webb, në korrik.

Neptuni është planeti më i jashtëm i sistemit diellor i cili ka unaza të hollë me breza të zbehtë pluhuri rreth tij.

Këto janë vëzhguar në rreze infra të kuqe për herë të parë, duke lejuar që shtatë nga 14 hënat e Neptunit të fotografoheshin.

Shtatë që mund të shihen nga fotot e sapo publikuara janë Galatea, Naiad, Thalassa, Despina, Proteus, Larissa dhe Triton.

Tritoni është hëna më e madhe dhe më e pazakontë e Neptunit, e cila dominon imazhin e James Webb të Neptunit si një pikë rrezatuese drite, duke krijuar pika difraksioni që shihen në shumë imazhe.

LEXO EDHE:

Back to top button