Temperaturat e ulëta, ngrijnë pjesët më të cekëta të liqenit të Ohrit

Për shkak të temperaturave të ulëta që këto ditë kanë arritur deri në -12 gradë, kanë ngrirë pjesët më të cekëta të liqenit të Ohrit dhe Strugës. Kjo mund të shihet te “Plazhi i Grave” në Strugë, ku pjesa e bregut është nën akull kurse zogjtë e liqenit akullin e përdorin për pushim. Për shkak se kjo është dukuri e rrallë, pamja është atraksion për qytetarët. Në vitin 2017 dhe 2019 kishin ngrirë edhe pjesët e bregut të liqenit. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë të shkruar se liqeni i Ohrit ka qenë ndonjëherë i ngrirë plotësisht. Nëse akulli qëndron kohë të gjatë, biologët thonë se mund të dëmtojë florën dhe faunën e bregut./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button