Tensione në Kuvend, opozita shqiptare braktis sallën e Kuvendit

Opozita shqiptare lëshoi seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve, në shenjë proteste ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ky i fundi nuk i ka mundësuar, kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela që të jetë ndër të parët në listë për parashtrim të pyetjeve. Deputeti i ASH-AAA-së Skënder Rexhepi e akuzoi Xhaferin se tenton të hesht opozitën shqiptare, ndërsa e luan rolin e zëdhënësit të BDI-së. Por Xhaferit i kundërpërgjigj se punon sipas Rregullores.

 Jo rastësisht e kemi informuar që sot në pyetje deputetësh paraqitet kryetari i një subjekti politik, një prej kryetarëve prej koalicionit të Aleanca dhe Alternativa dhe kryetari i Kuvendit e radhit të pestin me radhë që të flet, koordinatori i grupit parlamentar që jam unë e radhit të 13 me radhë- deklaroi Skender Rexhepi, ASH-AAA.

 Po të kisha qenë siç thua Skënder, un do të duhej sot të kem një listë vetëm nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës për faktin që vetëm ata dy grupe kanë paraqitur listë në afatin e paraparë me rregullore, por për tu ikur të gjitha këtyre muhabeteve, unë i pranova listat edhe më vonë që të kemi listë- pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Nga opozita shqiptare thanë se edhe në seancat e radhës nuk do të parashtrojnë pyetje të deputetëve, derisa deputetët e saj të jenë mes dy të parëve në listë për parashtrim të pyetjeve. Gjatë vazhdimit të seancës, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan llogari nga kryeprokurori Lubomir Jovevski për rastin “Mostra”. Jovevski nuk i komentoi fjalët përfundimtare të prokurores Fetai.

 Prokurori publik nga ish ushtruesi i detyrës prokuror publik, Lidija Spasovska kërkoi nga Gjykata Supreme ta hedhë poshtë aktvendimin dhe të kthehet në gjykim të sërishëm. A do të kërkoni përgjegjësi nga Lidia Spasovska e cila tani është zëvendëse, ndërsa atëherë ka qenë ushtruese e detyrës prokurore publike. E në fund z. Jovevski, a ndjeni përgjegjësi personale nga ky kaos juridik- tha Lupço Prençov, VMRO-DPMNE.

 Nuk ka elemente dhe bazë për asnjë lloj të përgjegjësisë në rastin konkret. E siç thash, e përsëris që në këtë moment është shumë e papërshtatshme të komentohen situatat për atë lëndë, të pësim mbrojtja ti japë fjalët e saj të fundit- pohoi Lubomir Jovevski, kryeprokuror.

Në seancën e sotme, në fokus ishin edhe përgjigjet e zv/kryeministrit Artan Grubi, ndaj deputetit Izet Mexhiti, i cili edhe pse seancën e kaluar bëri bujë, në këtë seancë nuk ishte i pranishëm.

 E lus deputetin Izet Mexhiti që të prononcohet për përgjigjen e marrë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për pyetjen që ka të bëjë me diskriminimin e zonës industriale në Vizbeg, respektivisht në pajtim me nenin 43 të rregullores ta shfrytëzoj të drejtën që të parashtrojë pyetje plotësuese të deputetit në kohë zgjatje pre tre minutash. Deputeti nuk është prezent- tha Sinkron Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ndërkaq në takim me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Xhaferi, i pyetur, se deri kur shtëpia ligjvënëse nuk do të plotësojë kushtet për transparencë lidhur me transmetimin e të gjitha seancave të komisioneve, ai shtoi se nesër do të kenë takim me përfaqësues të ambasadës zvicerane për të gjetur zgjidhje.

Mefail ISamili

LEXO EDHE:

Back to top button