Tensionet Kosovë-Serbi për targat, Meta: Palët të dialogojnë dhe t’iu përmbahen detyrimeve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me masën e reciprocitetit për targat, të aplikuar së fundmi nga autoritetet e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, e cila ka shkaktuar tension mes dy vendeve dhe protesta të qytetarëve serbë.

Sipas presidentit të Shqipërisë, ruajtja e sovranitetit të Kosovës është faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Ai ftoi palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të dialogojnë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:

Back to top button