“Tensionet në ASH” – Pavarësisht  vendimit të Kuvendit të partisë, ministrat nuk mund të shkarkohen

“Tensionet në ASH” – Pavarësisht  vendimit të Kuvendit të partisë, ministrat nuk mund të shkarkohen

Gazetar: Adrian Kerimi

Përçarjet janë reflektuar edhe në institucionet me të cilat udhëheqin kuadro të kësaj partie. Ushtruesi i detyrës drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasani ka njoftuar sot një të punësuar se i ndërpritet kontrata e punës nga sot edhe pse data e vazhdimit të kontratës rezulton 18 janari i këtij viti, shkruan Alsat.

Dokumenti i cili është publikuar nga personi të cilit i është ndërprerë marrëveshja e punës, mban firmën e Hasani dhe i adresohet të punësuarit në Gostivar. I pyetur për akuzat që kanë për bazë hakmarrjen politike, Hasani hodhi poshtë të njëjtat dhe tha se vendimi nuk ka të bën me prapavijë politike.

“Vendimet dhe bindjet politike në asnjë moment e asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vendimtare për procesin e punës. Gjatë analizës më të hollësishme të kuadrit të nevojshëm të Institucionit në përgjithësi, e pamë të arsyeshme dhe mese të nevojshme që në disa Filiale të shkurtohet numri i të angazhuarve, kurse në disa të tjera të rritet, e gjithë kjo në drejtim të funksionimit sa më të mirë të procesit të punës”, tha Arsim Hasani, u.d Drejtor i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar pas veprimeve të tilla duke i kujtuar drejtorët dhe funksionarët e ASH se 8 maji është afër dhe se tentativa për t’i frikësuar aktivistët nuk do ju kalon.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”. Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë! Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…8 Maji është Shumë por Shumë Afër!”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në rrethana jo zyrtare, aktivistë dhe struktura të ndryshme të ASH-së të cilët janë rreshtuar me Taravarin kanë denoncuar edhe presione nëpër kompani private, por një gjë të tillë nuk e kanë denoncuar publikisht apo adresuar në institucione përkatëse. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button