Tentativë për vrasje në Prizren, një person plagoset me armë zjarri

Tentativë për vrasje në Prizren, një person plagoset me armë zjarri

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Prizren, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.
“Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet si tentativë për vrasje.

LEXO EDHE:

Back to top button