“Testosteron” libri nga Arbër Selmani, vjen sonte në Prishtinë
“Testosteron” libri nga Arbër Selmani, vjen sonte në Prishtinë
Sonte do të promovohet libri më i ri i poetit Arbër Selmani, me titull “Testosteron”.
Autori ka treguar se vepra përmban tetë tregime, të cilat i ka punuar për rreth një vit e gjysmë deri në dy vite.
“Është një libër me tregime. Janë 8 tregime që kam punuar tash 1 vit e gjysmë ose 2 vite. Është hera e parë që po provoj prozë, sepse gjithmonë kam shkruar poezi”, tha Selmani.
Libri tashmë është botuar në Shqipëri, ndërsa sonte do të vijë për herë të parë edhe në duart e lexuesve kosovarë.








