Sot bëhen 8 vjet nga Marrëveshja historike e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë

Sot bëhen 8 vjet nga Marrëveshja historike e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën shteti e ndërroi emrin në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Greqia hoqi bllokadën për rrugën euroatlantike, me çrast vendi u bë anëtare e NATO-s. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili asokohe ishte në opozitë dhe e kritikonte ashpër marrëveshjen, sot tha se është i zhgënjyer pasi asgjë nuk u realizua nga premtimet që dhanë burokratët evropian për të nënshkruar marrëveshjen.

“Burokratët e atëhershëm evropianë na premtuan se do të kemi përfitime të mëdha nga nënshkrimi i asaj marrëveshje. Shëndetësi falas dhe më cilësor, arsim falas dhe më cilësor, më shumë për të rinjtë, e kështu me radhë… Menjëherë do të hyjmë në NATO, menjëherë do t’i fillojmë negociatat dhe do t’i mbarojmë. Asgjë prej saj nuk ndodhi, normalisht nëse përjashtohet këtu anëtarësimi në NATO, gjithçka tjetër nuk ka ndodhur. Të mësuar nga ato leksione nga e kaluara, ne sot e udhëheqim politikën e jashtme, gjegjësisht politikë e jashtme e cila nuk përbëhet nga lustrimi i këpucëve të eurodiplomatëve në Bruksel”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button