Tetovë, 12 qytetarë të kafshuar nga qentë endacakë

Për një javë, 12 persona në Tetovë kanë pësuar nga kafshimi i qenve, thonë të dhënat e Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës. Më të rrezikuar janë fëmijët, por edhe të moshuarit, të cilët më së shpejti ulën nëpër parqe, ku edhe siç e shihni, qëndrojnë të shtrirë qentë endacak.

 “Qentë ja qentë rrugëve rrinë gjithë dhe s`kemi çka bëjmë. Po në rrezik jemi po. Nuk ka ndodh të na sulmojnë por mund të ndodh”

  “Ne këtu në qendër jetojmë, as derën nuk e hapim dot, sa e hapim derën brenda futen qen dhe s`mund ti përzëmë”

  “Pronaren dy herë e kafshuan. Unë pres të vjen ndonjë njeri dhe pastaj të kaloj, s’mundem vet. Nipërit i kam në shkollë muzike, kthehen duke qarë, gjyshe qen ka shumë, dhe s’e mbërrijnë orën. Kot askush asgjë nuk ndërmerr”

Drejtuesi i qendrës për trajtimin e qenve endacak, Rami Selmani tha për Alsat se qytetarët janë paralajmëruar më herët se gjatë këtij sezoni, qentë endacak si pasojë e të ftohtit dhe mungesës së ushqimit egërsohen dhe shpesh ndodh që të sulmojnë. Ankohet se, paratë e lëshuara nga komuna, nuk mjaftojnë për trajtimin e numrit të madh të qenve që ka Tetova.

  “Unë këtë e kam paralajmëruar që para një muaji se do ketë qen dhe do jenë agresiv shkaku i ngricave dhe mungesës së ushqimit. Ajo është mjaftueshme por nuk arrin ta mbulojë kjo sasi e parave, por mund të rritet edhe më shumë, megjithatë, nëse nuk marrin masa edhe komunat tjera, e kot është nuk ka vlerë asgjë- deklaroi Rami Selmani, Qendra për trajtimin e qenve endacakë.

 Nga komuna e Tetovës thonë se në buxhetin e këtij viti kanë shtuar mjetet për trajtimin e qenve në dy milion euro. Por sipas drejtuesit të qendrës për trajtimin e qenve, kjo shumë nuk është e mjaftueshme.

Shtimi i numrit të qenve endacak nëpër rrugët e qytetit, ndodh shpesh pikërisht nga moskujdesi i komunave rurale. Ata përfundojnë në qytet duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button