KRRE kërkon të rrisë çmimin e ujit, Bislimovski: Tarifat aktuale s’lejojnë investime

Komisioni Rregullator i Energjetikës kërkon që të marrë plotësisht kompetencat në përcaktimin e çmimit të ujit që e paguajnë qytetarët. Për momentin, rregullatori përcakton çmimin minimal dhe maksimal, kështu që Kompanitë Publike të Ujësjellësit dhe Këshillat komunal kanë fjalën e fundit në lidhje me lartësinë e faturave të ujit.

Tarifa jonë minimale nuk siguron investime. Ekziston vetëm një mbijetesë e thjeshtë e shërbimeve publike. Në të kaluarën, kishte situata në Tetovë, por edhe në qytete të tjera ku në pjesë të caktuara të qytetit ku kishin mbetur pa ujësjellës gjegjësisht nuk kishte furnizim me ujë. Dhe kjo po ndodh siç thanë nga Tetova për shkak të gypave që janë të vjetra mbi 90 vite. Duhet të investohet në këtë infrastrukturë të ujit- deklaroi Marko Bislimovski- KRRE.

BNJVL për momentin nuk ka qëndrim për këtë çështje. Shkurtimisht u shprehën që janë për investime në rrjetin e furnizimit me ujë, por nuk kishte asnjë përgjigje nëse Rregullatori duhet të përcaktojë çmimin përfundimtar të faturave të ujit. Mendim kërkuam nga ndërmarrja më e madhe publike e ujësjellësit në vend, “Ujësjellësi Shkup”. Drejtori Dushko Veskoski pranon se ekziston mosmarrëveshje politike në Këshillat për çështjen e faturave të ujit dhe beson se Rregullatori duhet ta ketë fjalën e fundit në përcaktimin e çmimit të ujit.

 Një nga kriteret për çmimin është raporti financiar, llogaria përfundimtare, kostot e ndërmarrjes, investimet, planet për të ardhmen. E gjithë analiza e buxhetit të ndërmarrjes i dorëzohet Rregullatorit. Dhe pastaj së bashku me anëtarët e kompanisë sonë përcaktohet për një periudhë tre vjeçare, çmimi i ujit për pirje dhe çmimi i ujërave të ndotura- pohoi Dushko Veskoski Drejtor i N.P. Ujësjellësi Shkup.

Drejtori i Ujësjellësit të Shkupit siguron se deri në vitin 2025 nuk do të ketë korrigjim të çmimit të ujit të pijshëm. Por për katër vjet, është planifikuar të fillojë operimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, i cili do të kushtojë mbi 130 milion euro, investim që me siguri do të rrisë çmimin e ujit. Për sa do të fillojë, drejtori nuk kishte përllogaritje të saktë.

Ile Petrevski

 

LEXO EDHE:

Back to top button