Tetovë, motoçiklisti lëviz me 160 kilometra në orë

Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor-Tetovë, natën e kaluar (2-Shkurt) prej ora 22:00 deri në 24:00, ka kryer aktivitete të intensifikuara të kontrollit për shpejtësi në rrugën “Iliria” në Tetovë, në pjesën prej tek Monopoli deri tek lidhja për në autostradë, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 tejkalime të shpejtësisë. Prej tyre, 10 tejkalime ishin për lëvizje me mbi 50 kilometra në orë dhe 21 nga tejkalimet janë për 30 deri më 50 kilometra. Në mesin e shkelësve është regjistruar një motoçiklist i cili po lëvizte në këtë rrugë me 160 kilometra në orë, si dhe vetura shpejtësia e të cilave ishte mbi 130 kilometra në orë. Për të gjitha këto shkelje janë përgatitur urdhërpagesa kundërvajtëse.

Në aktivitetet e natës së kaluar, të realizuara me radarin më të sofistikuar të natës, janë sanksionuar edhe 9 lloje të tjera të shkeljeve mes të cilëve 4 persona që drejtonin automjetin pa patentë shoferi.
Kontrollet e përforcuara të shpejtësisë gjatë natës do të vijojnë në ditët e ardhshme, kështu që SPB Tetovë apelon qytetarët që ti respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

LEXO EDHE:

Back to top button