Tetovë, paneli për pastrimin e ajrit në gjendje të mjerueshme

Tre vjet pas vendosjes së panelit inovativ në qendër të Tetovës me myshqe dhe bime për të thithur tymin dhe neutralizuar dioksidin e karbonit, i njëjti nuk është në funksion dhe nuk është rinovuar. Ambientalistët kërkojnë që autoritetet komunale ta vënë në funksion përsëri.

“U vendos tre vite më parë, me qëllim për të pastruar ajrin e ndotur në Tetovë. Ky projekt që u vendos nga komuna e Tetovës në bashkëpunim me një organizatë joqeveritare nga Shkupi kushtoi 25 mijë euro, dhe do zëvendësonte 250 pemë të zakonshme për filtrim të ajrit. Vetëm një vit më vonë gjethet e këtij projekti u thanë dhe nuk u rinovuan më asnjëherë. Dhe tani, ka mbetur vetëm një përmendore, që duhej të pastroj ajrin”

Banorët ankohen se po pengon lëvizjen e lirë të tyre. Kërkojnë nga komuna, ta mirëmbajë, ose ta largojë nga sheshi.

“Ose le të mirëmbahet ose hiqeni nga këtu, nuk duhet kjo këtu meqë nuk e luan rolin që duhet”

 “Duhet ti thuhet komunës të kujdeset për njerëzit për pastërtinë pak më shumë. Kjo duhet të hiqet meqë nuk funksionon”

Ambientalistët thonë se, funksionimi i këtij projekti në qendër tani kur ndotja është katër herë më e madhe se sa normalja, do ishte shumë i mirë seardhur.

Ajo ishte një pajisje që zëvendësonte një numër të madh të pemëve por fatkeqësisht nuk funksionon.  Përndryshe do ndihmonte shumë sepse ajo thith grimcat PM 2.5dhe grimcave tjera të imëta. Burimi kryesor i ndotjes në Tetovë vjen nga komunikacioni, sepse ekziston numër tejet i madh i automjeteve dhe komunikacioni është tejet i ngarkuar. Nga njëri skaj tek tjeri i qytetit ka katër kilometra dhe duhet të kalohet me makinë për katër minuta apo pesë, kurse sot nuk e kalojmë dot këtë rrugë për 15 apo 20 minuta”-tha Hasan Idrizi, ambientalist.

 

Ambientalistët thonë se në mungesë të planeve për pastrim të ajrit, komuna të paktën duhet të rregulloj komunikacionin dhe të reduktojë numrin e makinave.

 

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button