Tetovë, rreth 100 gjoba për vozitësit në një ditë

Për vetëm një orë në Tetovë, pjesëtarë të policisë kanë shqiptuar rreth 100 gjoba, kryesisht për drejtim të makinës pa patentë shoferi, shpejtësi mbi të lejuarën dhe drejtim të makinës pa regjistrim. Kontrollet e këtilla të përforcuara të MPB-së është paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski theksoi se që nga nisja e aksionit janë shqiptuar mbi 9 mijë gjoba.

Kontrollet e këtilla do vazhdojnë sot gjithë ditën dhe ditëve në vazhdim, ndërsa për 20 ditët që kryejmë kontrollet e këtilla të përforcuara në gjithë territorin e shtetit, deri më tani, kemi shqiptuar mbi 9000 dënime për shkelje në trafik. Pjesa më e madhe janë për shpejtësi mbi të lejuarën, vozitje pa patentë shoferi, shkelje nga ana e motoçiklistëve, vetura të paregjistruara e të tjera”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button