Tetovë, “tapet magjik” për qasje të personave me aftësi të kufizuara në institucione

Nisur nga ajo se shumica e institucioneve në vendin tonë nuk ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara, grupi I aktivistëve të rinjë nga Tetova, ka ironizuar me këto institucioneve, duke ngjitur në shkallët e tyre, “tapetin magjik” për ndihmë të këtyre personave.

Siç njofton grupi i aktivistëve të rinj, nga gjithsej 77 institucione publike në Maqedoninë e Veriut, 20 nuk sigurojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë, ndërsa 64 institucione publike nuk sigurojnë qasje në katin e dytë, për njerëzit me karrocë.

Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve nga Tetova, për të paktën një ditë, u siguroi atyre “qasje” në institucionet publike në Tetovë, përmes “tapetit magjik”, sepse ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse është përgjegjësi e çdo qytetari.

Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.

Aksioni “Tapeti magjik për qasje fizike në institucionet në Tetovë” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

LEXO EDHE:

Back to top button