Thaçi: Porto, qytet historik për futbollin  dhe përfaqësuesen e Maqedonisë

Thaçi: Porto, qytet historik për futbollin  dhe përfaqësuesen e Maqedonisë

" "

Gazetari i TV Alsat Mahir Thaçi i cili qëndron në Porto për të ndjek ndeshjen Portugali-Maqedoni, shpreson se Porto do të shndërrohet në një qytet historik për futbollin dhe kombëtaren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rast se kjo e fundit arrin të kualifikohet në botërorin “Katar 2022”.

Sipas Thaçit djemt e kombëtares kanë arrit që të mundin Gjermaninë, së fundi dhe Italinë e pse të mos vazhdoj kjo traditë dhe të mposhtin dhe Portugalinë, shkruan Alsat.

“Atmosfera është e mirë mes futbollistëve, një gjë të tillë një gjë të tillë e tha edhe kapiteni i kombëtares Stefan Ristovski, gjatë konferencës së djeshme. ‘Atë që kemi në zhveshtore tonë, nuk e ka asnjë kombëtare tjetër’, ishin fjalët e kapitenit të përfaqësueses së Maqedonisë. Kjo tregon se gjithçka funksionon në nivel të lartë, dhe presim rezultat pozitiv në këtë përballje me Portugalinë e cila se është favorite dhe natyrisht ka traditën në anën e saj, të gjitha sfidat e balotazhit i ka fituar. Por shpresojmë sepse Maqedonia ka thyer dy herë atë traditën, duke mundur Gjermanin dhe së fundmi edhe Italinë dhe pse jo dhe Portugalinë ”, tha Thaçi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button