The Guardian: 6.500 punëtorë kanë humbur jetën në infrastrukturën e Botërorit “Katar 2022”

E përditshmja britanike “The Guardian” raporton se deri më tani rreth 6.500 persona kanë humbur jetën në ndërtimin e stadiumit për Botërorin e futbollit në Katar, që do të zhvillohet në vitin 2022. “The Guardian” ka ardhur deri te këto numra në bazë të burimeve në Bangladesh, Indi, Nepal dhe Shri Lankë, prej nga vjen forca punëtore ektremisht e lirë. Sipas hulumtimeve të tyre, nga viti 2011 e deri në vitin 2020, plot 5.927 punëtorë ngë këto vende, prej të cilëve 824 ishin nga Pakistani, kanë humbur jetën në këtë proces. Këto të dhëna janë marë nga ambasadat e këtyre vendeve në Katar.

“The Guardian” konsideron se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i madh, pasi që nuk ka të dhëna nga Kenia dhe Filipinet dhe disa vende të tjera prej nga vijnë numri më i madh i forcës punëtore. Ata nuk kanë humbur jetën vetëm në ndërtimin e stadiumit, por edhe në objektet përcjellëse infrastrukturore siç janë rrugët, mbikalimet, stacionet, hotelet etj.

 

“Në Katar ka 2 milion punëtorë të importuar nga shtetet e varfëra aziatike. Në ndërtimin e stadiumit zyrtarisht kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa të tjerët në objektet e tjera përcjellëse. Punëtorët jetojnë në kushte jo humane, punojnë në 2 ndrrime gjatë ditës dhe një pjesë e tyre kanë kryer edhe vetvrasje. Janë shkatërruar familjet të plota, ndërsa shumica prej tyre kanë humbur prindin, bashkëshortin dhe vëllezërit,” thuhet në tekstin e “The Guarian”.

E përditshmja britanike potencon se punëdhënësit kanë regjistruar arsyen e vdekjes si “natyrale” për 80 për qind të rasteve të vdekjes, ndërsa një numër i madh I trupave që janë gjetur në vendet e ndërtimit, kanë qenë në gjendje të keqe.

“Katar ka fituar të drejtën e organizimit të Botërorit në vitin 2011 në kushte thënë të dyshimta. Janë vënë në proces disa hetime dhe dëshmi për blerje të votave para votimit përfundimtar, mirëpo deri më tani askush nuk ka marë përgjegjësinë,” thuhet më tej në tekstin e “The Guardian”.

https://www.theguardian.com/global-development/2021/feb/23/revealed-migrant-worker-deaths-qatar-fifa-world-cup-2022 

LEXO EDHE:

Back to top button