TikTok gjobitet me pesë milionë euro për shkelje të privatësisë

Rregullatori francez i mbrojtjes së të dhënave (CNIL) gjobiti platformën kineze të ndarjes së videove “TikTok” me pesë milionë euro për shkelje të privatësisë.

Përdoruesit e TikTok nuk mund të refuzonin cookie-t aq lehtë sa mund t’i pranonin dhe nuk ishin mjaftueshëm të informuar për qëllimet e cookies të ndryshme, thanë rregullatorët në një deklaratë, raporton Politico.

Hetimi u fokusua në faqen e TikTok, jo në aplikacionin e tij celular.

Gjoba vjen në një kohë delikate për kompaninë, pasi disa komisionerë evropianë këtë javë paralajmëruan CEO të TikTok që të respektojë ligjet e BE-së dhe të punojë për të rifituar besimin e rregullatorëve evropianë.

Përveç kësaj, dy hetime të privatësisë në mbarë BE-në janë duke vazhduar nga rregullatori i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës – një për sigurinë e fëmijëve dhe tjetri për transferimin e të dhënave në Kinë.

Në vitet e fundit, rregullatori francez ka gjobitur Amazon, Google, Facebook dhe Apple sipas rregullave të BE-së për cookie-t.

 

LEXO EDHE:

Back to top button