TikTok ju lejon të dërgoni regjistrime zanore, foto dhe video përmes mesazheve direkte

TikTok ju lejon të dërgoni regjistrime zanore, foto dhe video përmes mesazheve direkte

Platforma e njohur TikTok ka përmirësuar funksionin e mesazheve direkte duke lejuar dërgimin e mesazheve të shkurtra zanore, fotove dhe videove. E njëjta gjë vlen edhe për bisedat në grup.

Siç dihet tashmë, funksioni i mesazheve direkte është i disponueshëm vetëm për profilet e personave të moshës 16 vjeç e lart, dhe janë këta përdorues që po marrin funksione të reja, të cilat përfshijnë dërgimin e mesazheve të shkurtra zanore dhe fotove përmes mesazheve direkte, shkruan The Verge.

Mbajtja e shtypur e butonit me ikonën e mikrofonit fillon regjistrimin dhe, sapo të lirohet butoni, mesazhi zanor dërgohet automatikisht. Nëse përdoruesi dëshiron ta anulojë dërgimin, duhet të rrëshqasë shpejt majtas në ekran.

Përdoruesi është i kufizuar në dërgimin e deri në 9 fotove (dhe videove) në të njëjtën kohë, dhe mesazhet zanore dhe klipet nuk mund të jenë më të gjata se një minutë.

LEXO EDHE:

Back to top button