“TikTok” lançoi rivalin e tij në “Instagram”

"TikTok" gradualisht filloi të hapte një prani në versionin e tij të rivalit "Instagram" - aplikacioni "TikTok Notes"

Për momentin, ky aplikacion është i disponueshëm vetëm për një pjesë të përdoruesve në Australi dhe Kanada, të cilët do të kenë mundësi për testime të kufizuara.

Sipas asaj që është publikuar në rrjetet sociale, “TikTok Notes” i ngjan një kombinimi të “Instagram” dhe “Pinterest”.

 

 

 

Në faqen kryesore, përdoruesit përshëndeten nga dy kategori – “Për ty” dhe “Ndjekje”, të cilat shfaqin postime të ndryshme nga përdoruesit e tjerë të Notes.

Theksi është në përvojën vizuale, kështu që postimet ndahen në dy “shtylla”, në të cilat mund të shihni foto, emra përdoruesi dhe një tekst të shkurtër, nëse ka.

 

 

 

Duke klikuar mbi foto hapet një postim që duket pothuajse njësoj si në “Instagram”, por kopjimi i funksioneve të njëri-tjetrit nuk është diçka e re për rrjetet e mëdha sociale.

“Meta” prej vitesh ka kopjuar disa nga funksionet e “TikTok” dhe duket se tashmë kinezët kanë vendosur të kundërshtojnë. Aktualisht nuk dihet kur dhe nëse ky aplikacion do të jetë i disponueshëm për përdoruesit në Evropë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button