Tikveshi dhe Skopje, mbeten në Ligën e Parë

Skuadrat e Tikveshit dhe Skopjes, do të luajnë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi shënuan fitore në përballjet e balotazhit.
Skuadra e Tikveshit në menyrë bindëse mundi skuadrën e Voska Sportit, me 4-1 në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Blagoja Istatov” në Strumicë. Tikevshi kishte epërsi 2-0 brenda 17 minutave, që në vazhdim Voska Sport të ul epërsin në 2-1 më golin e Eminit. Mirëpo në vazhdim Tikveshi me edhe 2 gola të tjerë verifikoi biletën për Ligën e Parë.
Ndërkohë Skopje më vështirë se sa mendohej mundi Bellasicën me rezultat 2-1.