VIDEO / Mançester Siti, është kampion i Anglisë!

Skuadra e Pep Guardiola ka fituar titullin e radhës në Premier Ligë pas një fitoreje të çmendur të arritur në javën e fundit të kampionatit kundër Aston Villa-s. Në fakt, skuadra e Stiven Zherardit ishte në avantazh të dy golave deri në minutën e 69-të, pas realizimeve nga Kesh në minutën e 37-të dhe Kutinjo-s, ish-yll i Liverpullit, në të 69-të.

Dhe duket se ka qenë pikërisht goli i dytë i pësuar që ka zgjuar “Qytetarët”, që kanë arritur të ngushtojnë rezultatin, ta barazojnë atë dhe ta përmbysin në harkun e pesë minutave. Gundogan ka ngushtuar diferencat në minutën e 76-të në 1-2, Rodri ka barazuar në të 78-ën në 2-2 dhe përsëri Gundogan ka realizuar golin e përmbysjes dhe atë që i ka dhuruar titullin Man. Siti-t.

 

LIVERPOOL-WOLVES 3-1

Fitore me përmbysje edhe për Liverpullin, që ka mundur 3-1 në shtëpi Volves-in dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë.

NORWICH-TOTTENHAM 0-5

Tottenham ka fituar garën për Ligën e Kampionëve kundër Arsenal-it, pasi ka marrë një fitore bindëse 5-0 në fushën e Noruiç-it të vendit të fundit. Arsenal ka mundur 5-1 Everton-in, por do të duhet të ngushëllohet me Ligën Europa.

CRYSTAL PALACE – MANCHESTER UNITED 1-0

E ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin Mançester Junjatedi, që është mundur 1-0 në fushën e Kristal Pallasit.

Ndërkohë nga Premier Liga largohet Brajtoni, që u mun në terrenin vendas nga Njukasëll me 1-2, ndërsa në anën tjetër, Lidsi shënoi fitore, me të njëjtin rezultat në terrenin e Brentfordit.

LEXO EDHE:

Back to top button